Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka falënderuar bashkatdhetarët për mbështetjen e treguar ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE në votimin e diasporës.
Përmes një reagimi publik, Hyseni theksoi se rezultati prej 83.44 për qind të votave në mbështetje të Lëvizjes VETËVENDOSJE nga mërgata e Gjilanit është dëshmi e lidhjes së fortë që bashkatdhetarët ruajnë me vendlindjen dhe e besimit të tyre në vizionin e kësaj force politike.
“Mërgata e Gjilanit ia qiti pikën. Faleminderit e dashur mërgatë për konfirmimin e fuqishëm të mbështetjes për Lëvizjen VETËVENDOSJE. Me 83.44% të votave, ju dëshmuat edhe një herë lidhjen e pandashme me vendlindjen dhe besimin në rrugën tonë të përbashkët”, ka shkruar Hyseni.
Ai vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të diasporës për Gjilanin dhe Kosovën, duke e cilësuar mbështetjen e tyre si një motiv shtesë për angazhim dhe punë në të mirë të qytetarëve.

