Si pjesë e festimeve për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim një delegacion të veçantë nga Shqipëria, i përbërë nga personalitete të shquara në fusha të ndryshme. Në këtë vizitë morën pjesë:
Prof. Dr. Av. Astrit Memia, Kryetar i Forumit “Imazh & Media – Imazhi Shqiptar dhe Identiteti Kombëtar”.
Bislim Hoti, ish-nënkryetar i Parlamentit të Kosovës.
Idriz Brahimaj, Kryetar i KIKK.
Lulëzim Kryeziu, humanistë nga Zvicra.
Ky takim shërbeu si një moment i rëndësishëm reflektimi dhe bashkëpunimi mbi vlerat kombëtare, rolin e diasporës dhe promovimin e imazhit shqiptar në botë. Ishte një kënaqësi e veçantë të diskutojmë rreth sfidave dhe perspektivave për forcimin e unitetit dhe identitetit kombëtar.
Gjithashtu, për mua ky takim pati një domethënie të veçantë, pasi pata nderin të pranoj Çmimin me titull: “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”, një vlerësim që më jep edhe më shumë motiv për të vazhduar punën dhe angazhimin tim në shërbim të gjithë qytetarëve.