Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë një fotografi mbrëmë, duke përshëndetur qytetarët me mesazhin: “Natën e mirë nga Rruga ‘Hamdi Kurteshi’.”
Gjatë ditës, Hyseni ka zhvilluar vizita në terren ku ka inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën “Hamdi Kurteshi” dhe në lagjen Dheu i Bardhë.
Ai ka deklaruar se punimet po ecin sipas planit dhe se të gjitha rrugët do të marrin pamjen e merituar, si pjesë e angazhimit të komunës për modernizimin e infrastrukturës urbane në Gjilan.