Kandidati për kryetar dhe njëkohësisht kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takim me banorët e Cërnicës, ku u prit me entuziazëm dhe frymën e fitores së 12 tetorit.
I shoqëruar nga deputetja Saranda Bogujevci, Hyseni theksoi rolin e grave dhe vajzave të fshatit në zhvillimin ekonomik e shoqëror të komunës, duke i falënderuar për mbështetjen dhe energjinë që po i japin fushatës së Vetëvendosjes.
Statusi i plotë:
Cërnica edhe sonte si gjithmonë na priti me super energjinë që e karakterizon, me frymën e fitores së madhe që do ta shënojmë BASHKË me 12 tetor.
Me deputeten Saranda Bogujevci, takuam vajzat dhe gratë e këtij fshati, me të cilat diskutuam për mundësitë për zhvillim ekonomik e shoqëror, dhe mbi të gjitha për rolin vendimtar që ato kanë në çdo hap të zhvillimit të Gjilanit.
Faleminderit Saranda për mbështetjen!
Faleminderit nga zemra Cërnicë që jeni BASHKË për 105!
#BASHKËpërGjilanin