Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kandidatin për Asamble, Bajram Isufi, ka vizituar Kujtim Feratin në fshatin Isufaj.
Gjatë takimit, Hyseni ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë të familjes Ferati, duke theksuar mbështetjen e madhe që po merr nga qytetarët në çdo fshat e lagje të komunës. Ai ka përsëritur mesazhin e tij për zhvillim dhe drejtësi, duke theksuar se “kthim prapa nuk ka” dhe se rrugëtimi për ndryshim do të vazhdojë bashkë me qytetarët.
Statusi i plotë:
Bashkë me kandidatin tonë për Asamble, Bajram Isufi, vizituam Kujtim Feratin në fshatin Isufaj.
E falënderojmë për mikpritjen e ngrohtë në konakun e familjes së tij.
Në çdo fshat e në qytet po gjejmë mbështetje të madhe, sepse të gjithë jemi të bashkuar në rrugën tonë të përbashkët për zhvillim e drejtësi.
Kthim prapa nuk ka — vazhdojmë bashkë!