Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thelluar fitoren në këtë komunë edhe me votat e diasporës.
535 mërgimtarë votuan për Hysenin, derisa 208 prej tyre, sipas rezultateve të KQZ-së, votuan Arbër Ismajlin e LDK-së.
Bazuar në rezultatet e përmbledhura që ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Alban Hyseni ka fituar bindshëm në Gjilan, me 22 mijë e 921 vota.
Arbër Ismajli nga ana tjetër ka siguruar 14 mijë e 502 vota.









