Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të mbajtur sonte në Gjilan, kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar të komunës, Alban Hyseni, deklaroi se qyteti ka konfirmuar fuqishëm fitoren e kësaj partie më 12 tetor.
Para një mase të madhe qytetarësh dhe në prani të kryeministrit Albin Kurti, Hyseni u shpreh i bindur se VETËVENDOSJE! do të fitojë me të parën dhe pa balotazh, duke theksuar se Gjilani po ecën përpara me vizion, punë dhe dashuri.
Statusi plotë:
Gjilani e konfirmoi fuqishëm fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Sonte njëzëri e konfirmuam dhe e shprehëm bindshëm se më 12 tetor shënojmë fitoren e jashtëzakonshme me të parën dhe pa balotazh.
Në këtë tubim masiv e vulosëm drejtimin tonë për një Gjilan më të zhvilluar dhe më të bashkuar se kurrë, e tubimi u bë edhe më madhështor me prezencën e Kryeministrit Albin Kurti, i cili bashkë me Lëvizjen VETËVENDOSJE! prin drejt punëve të mira për Gjilanin tonë.
Sot e themi qartë: Nuk ka më kthim prapa!
Gjilani ecën përpara – me dashuri, me punë, me vizion!
Gjilan të duam shumë!❤️
#BASHKËpërGjilanin