Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar këtë fundjavë një vizitë në Banjskë, lokacionin ku vitin e kaluar u shfaq hapur fytyra e krimit të organizuar të dirigjuar nga Beogradi.
Hyseni theksoi se kjo vizitë shërben si kujtesë e gjallë se shteti i Kosovës është i fortë dhe me vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur territorin dhe qytetarët në çdo cep të vendit.
“Sot ky vend frymon ndryshe,” tha kryetari i Gjilanit, duke nënvizuar rëndësinë e sigurisë dhe të sovranitetit të Kosovës.