Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video-përshëndetje nga shtëpia e Muhamet Shabanit në fshatin Përlepnicë.
Në përshëndetjen e tij, Hyseni ka theksuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore, duke e quajtur këtë objekt “një prej shtëpive më të vjetra dhe më karakteristike të qytetit tonë”.
“MIRËMËNGJESI ☀ Një të dielë të mbarë nga shtëpia e Muhamer Shabanit në fshatin Përlepnicë – një prej shtëpive më të vjetra dhe më karakteristike të qytetit tonë”, ka shkruar ai në postimin e bërë në rrjetet sociale.
Kjo vizitë e kryetarit Hyseni në Përlepnicë është parë si një mesazh për ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore të Gjilanit.