Ceremonia e diplomimit të 150 të rinjve na mblodhi sot në Gjilan. Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, morëm pjesë në organizimin e Universitetit “Kadri Zeka”, në këtë ditë të veçantë për të rinjtë, familjet e tyre dhe për gjithë qytetin tonë.
Faleminderit Rektorit Prof. Artan Dermaku për pritjen dhe përkushtimin e tij, si dhe stafit akademik që i udhëhoqi këta të rinj gjatë rrugëtimit të tyre.
Urime të gjithë të diplomuarve dhe familjarëve të tyre. Ky është vetëm një hap drejt realizimit të ëndrrave dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për Gjilanin dhe Kosovën.