Sot u bënë 27 vite nga rënia heroike e komandantit Agim Ramadani.
Në këtë përvjetor ne nuk përkujtojmë vetëm një ushtarak të shkëlqyer, por një strateg të jashtëzakonshëm që me intelektin dhe artin e tij i dha një dimension tjetër luftës për liri.
Ai mbetet frymëzimi ynë i përditshëm për të punuar me dinjitet për vendin që ai aq shumë e deshi dhe e projektoi në vargjet e tij.
Përulemi para veprës së tij dhe të gjithë dëshmorëve të Brigadës 138, të cilët shkruan historinë më të lavdishme të Kosovës moderne.
Lavdi e përjetshme!

