Përlepnica sonte u rreshtua kah fitorja e madhe e 12 tetorit
/Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/
Në këtë tubim mbresëlënës na nderoi me prezencë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku bashkë me banorët e këtij fshati, e konfirmuam bashkërisht besimin dhe përkushtimin për të vazhduar zhvillimin e Gjilanit.
Entuziazmi, përkrahja dhe energjia që ndamë sonte janë garancia më e madhe se më 12 tetor, së bashku, do ta çojmë përpara fitoren tonë të përbashkët.