Alban Hyseni ka takuar mbështetësit dhe familjarët e qytetarëve, ku diskutoi mbi punët e mira të realizuara gjatë mandatit të kaluar dhe projektet e mëdha që synon të përfundojnë me përkushtim dhe përgjegjësi në mandatin e ardhshëm.
Statusi i plotë:
Kisha kënaqësinë të takoj miqtë dhe familjarët e kandidates për Asamble, Iliriana Uruqi.
Biseduam për punët e mira të realizuara gjatë mandatit të parë dhe për projektet e mëdha që na presin në mandatin e dytë.
Bashkë me Ilirianën në Asamble, do të sigurohemi që çdo projekt të përfundojë në kohë dhe ashtu siç duhet, me përkushtim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.