Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka nisur ditën me një vizitë në Kamenicë, ku është takuar me kryetarin aktual të kësaj komune, Kadri Rahimaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Hyseni ka theksuar atmosferën pozitive dhe bashkëpunimin e ngushtë me kryetarin Rahimaj.