Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar sot ekipin me të cilin do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Duke e quajtur “Fuqia e një ekipi që beson në zhvillimin e Gjilanit”, Hyseni theksoi se përbërja e ekipit është rezultat i një përzgjedhjeje të kujdesshme të profesionistëve dhe aktivistëve të angazhuar për të sjellë ndryshime pozitive në qytet.
“Ky është ekipi i fitores – njerëz me integritet, përvojë dhe vizion të qartë për të ardhmen e Gjilanit,” deklaroi ai.
Sipas Hysenit, prioritetet kryesore të programit përfshijnë zhvillimin ekonomik lokal, përmirësimin e infrastrukturës, forcimin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, si dhe krijimin e një mjedisi transparent e të përgjegjshëm qeverisjeje.