Me vizion të qartë dhe me përkushtim të palëkundur për të ardhmen e Gjilanit, kryetari Alban Hyseni ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Ky ekip i përbërë nga profesionistë të dëshmuar, të rinj të përgatitur dhe personalitete të respektuara të komunitetit, përfaqëson fuqinë, energjinë dhe vendosmërinë për të çuar përpara zhvillimin e qytetit tonë.
“Lista jonë është forca jonë. Janë njerëzit tanë më të mirë, të gatshëm që me dije, përvojë dhe integritet të kontribuojnë për një Gjilan më të zhvilluar dhe më të bashkuar,” u shpreh Hyseni gjatë prezantimit.
Ky hap shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin drejt zgjedhjeve të 12 tetorit, ku mbështetja dhe besimi i qytetarëve janë garancia më e madhe për vazhdimin e projekteve e reformave që sjellin ndryshim të vërtetë.