Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka publikuar pamje të reja nga pjesët e ndriçuara të sheshit qendror. Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ndriçimi është pjesë e fazave të vazhdueshme të transformimit urban, duke synuar krijimin e një hapësire publike më funksionale dhe vizualisht tërheqëse për qytetarët.
“Me këto pamje të bukura nga sheshi i ndriçuar, ju uroj natën e mirë,” ka shkruar Hyseni ndër të tjera.










