Në një tubim madhështor me banorët e Llovcës, kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, u mirëprit me entuziazëm dhe energji të jashtëzakonshme. Fshati Llovcë, i cili në zgjedhjet nacionale të shkurtit shënoi një fitore të madhe për Lëvizjen Vetëvendosje, edhe këtë herë tregoi përkushtim dhe besim të fortë për vazhdimin e rrugës së përbashkët.
Mbështetja e fuqishme nga Llovca është tregues i qartë i vendosmërisë së qytetarëve për ndryshime pozitive në Gjilan, duke dëshmuar se kjo vatër e rëndësishme mbetet forcë e madhe edhe në zgjedhjet lokale.
“Faleminderit Llovcë për përkrahjen e jashtëzakonshme. Së bashku do ta çojmë përpara Gjilanin,” u shpreh Alban Hyseni.
#BASHKËpërGjilanin