Alban Hyseni është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Hyseni dhe Haziri do të duhet edhe njëherë të kërkojnë votën e qytetarëve në raundin e dytë që pritet të mbahet pas një muaji.
Në garën për asamble në këtë komunë, LVV ka marrë 10 mijë e 660 vota apo 28.92%, kurse LDK ka marrë 14 mijë e 499 vota apo 39.34%.
Ndryshe në Gjilan kanë votuar 43 mijë 643 qytetarë nga 101 mijë e 062 sa kishin të drejtë vote.
Ai e ka publikuar një foto sonte së bashku me ekipen e tij me të cilën po punon për balotazhin që do të zhvillohet në Gjilan.