Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kandidatin për Asamble, Shefket Kqiku, kanë zhvilluar sot një takim me punëtorët e Viva Fresh Store dhe KOHA Lounge në qytet.
Gjatë takimit, Hyseni ka theksuar rëndësinë e punëtorëve të sektorit privat si shtyllë e ekonomisë lokale, duke përsëritur zotimin për mbështetje të vazhdueshme ndaj tyre për kushte më të mira pune dhe jetë me dinjitet.
Statusi i plotë:
Sot bashkë me kandidatin për Asamble, Shefket Kqiku, takuam punëtorët e Viva Fresh Store dhe KOHA Lounge në qytetin tonë.
Punëtorët e sektorit privat janë shtylla e ekonomisë sonë lokale. Ne kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë pranë tyre — për punë të qëndrueshme dhe jetë me dinjitet.
#BASHKËpërGjilanin