Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në fshatin Demiraj, ku humbën jetën dy persona.
Hyseni ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të Komunës së Gjilanit për familjarët e viktimave, duke e cilësuar rastin si një tragjedi që ka prekur të gjithë qytetarët.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që organet e rendit dhe të drejtësisë të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Reagimi i plotë i Alban Hysenit:
“Sot komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë për humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjarët.
Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin. Në emër të Komunës së Gjilanit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre.
Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti.”










