Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u votua ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale dhe u zgjodh Presidentja e re e Republikës së Kosovës.
Hyseni ka vlerësuar se këto dy vendime përbëjnë hapa të rëndësishëm për vendin, duke theksuar se me zgjedhjen e Presidentes është shmangur një krizë e mundshme dhe është siguruar vazhdimësia institucionale.
Në reagimin e tij, ai ka përmendur edhe rolin e Kryeministrit Albin Kurti dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se, sipas tij, interesi i Kosovës është vendosur mbi kalkulimet politike.
“Sot në Kuvend u përmbyllën dy hapa jetikë për vendin tonë.
U votua ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, duke mbrojtur me maturi urgjencën kombëtare.
U zgjodh Presidenti i ri, duke evituar krizat dhe duke siguruar stabilitet institucional.
Lidershipi parimor i Kryeministrit Albin Kurti dhe rreshtimi i drejtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! treguan se interesi i Kosovës qëndron mbi çdo kalkulim politik.
Urime të gjithë qytetarëve! Vazhdojmë përpara për Republikën!
Kryeministri KURTI +4!”, ka shkruar Hyseni.


