Në futbollin e Kosovës nuk ka vetëm zi, por edhe shumë klube të organizuara dhe që nuk kanë aspak probleme financiare.
Kështu është shprehur edhe Alban Hyseni, trajner i Gjilanit në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”, transmeton Gazeta Olle.
Ai bëri të ditur se pagat i marrin edhe para datës 1, dhe nuk kanë asnjë telashe financiare.
Gjithashtu Hyseni tha se shumë shpejt do të bëhet e ditur se kush do të drejtojë skuadrën, derisa ai shprehet i gatshëm të japë 100 % nga vetja.