Kryetari i Gjilanit dhe njëherit kandidati për mandatin e dytë, Alban Hyseni, pas një takimi me stafin shëndetësor të QKMF-së, ka theksuar se shëndetësia mbetet prioritet i qeverisjes së tij.
Hyseni u shpreh mirënjohës ndaj punonjësve shëndetësorë për përkushtimin e tyre dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme, në mënyrë që çdo qytetar i Gjilanit të ketë kujdesin e merituar.
Statusi i plotë:
Bashkë me kandidatët e listës sonë fituese për asamble, z.Basri Kamberi dhe z.Hekuran Rapuca, sot takuam stafin shëndetësor të QKMF-së, infermierë dhe punëtorë shëndetësorë që me përkushtim qëndrojnë gjithnjë në vijën e parë të shërbimit.
Këta janë njerëz dhe profesionistë me të cilët mburret i tërë Gjilani, andaj iu jemi mirënjohës gjithmonë për punën e palodhshme.
Shëndetësinë gjithmonë e kemi prioritet, andaj do të vazhdojmë ta mbështesim në mënyrë që secili gjilanas të ketë kujdesin e merituar.
#BASHKËpërGjilanin