Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të qëndrojë sot në Gjilan në mbështetje të rikandidimit të Alban Hysenit për një mandat të dytë si kryetar komune.
Gjatë vizitës, Kurti pritet të vlerësojë punën e deritanishme të Hysenit në qeverisjen lokale, me theks të veçantë në transparencë, zhvillim urban dhe përfshirje të qytetarëve.
Nga ana tjetër, Hyseni ka theksuar se është i përkushtuar të vazhdojë projektet që shërbejnë qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunës.