Kandidati për kryetar të komunës, Alban Hyseni, do të mbajë tubime elektorale sonte në tre lokacione në territorin e Gjilanit.
Sipas njoftimit, takimet do të zhvillohen me banorë të fshatrave Cernicë dhe Përlepnicë, si dhe të lagjes Dheu i Bardhë.
Tubimet pritet të fillojnë në orën 18:00 në Shkollën Fillore “Ramiz Cernica” në Cernicë, për të vazhduar në orën 19:00 në Shkollën “Skënderbeu” në Përlepnicë.
Takimi i fundit i mbrëmjes do të mbahet në orën 20:00 në Shkollën “Rexhep Elmazi” në lagjen Dheu i Bardhë.










