Kryetari i Gjilanit dhe drejtuesi i Vetëvendosjes në këtë komunë, Alban Hyseni, ka reaguar pas incidentit të sotëm ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, dhe deputetit të LVV-së, Fahrush Rexhepi.
Hyseni e ka lidhur ngjarjen me përplasjet politike rreth Gjykatës Speciale, duke akuzuar strukturat e PDK-së për përfshirje në incident.
Ai ka theksuar se UÇK-ja është vlerë e të gjithë qytetarëve dhe nuk duhet të trajtohet si pronë e një partie politike.
Sipas Hysenit, mbrojtja e vlerave të luftës dhe përballja me proceset në Hagë duhet të bëhen përmes institucioneve, ligjit dhe mjeteve politike, e jo përmes përplasjeve në rrugë.
Në reagimin e tij, Hyseni ka pretenduar gjithashtu se pas këtyre zhvillimeve qëndron synimi për të nxitur zgjedhje të reja dhe ka kritikuar ashpër veprimet e protestuesve ndaj zyrtarëve të LVV-së.



