Sot, së bashku me kandidatin tonë për Asamblenë Komunale nga ky fshat, Astrit S. Sherifi, vazhduam takimet me qytetarët në Cërnicë.
Ky fshat ka qenë një ndër prioritetet tona gjatë këtij mandati, ku kemi realizuar projekte të rëndësishme për përmirësimin e jetës së banorëve: asfaltimin e rrugëve, ndriçimin publik, sistemin e kanalizimit dhe ujësjellësit, si dhe laboratorin e analizave, krahas shumë investimeve të tjera që tashmë po japin rezultate konkrete.
Mirëpo, angazhimi ynë për Cërnicën nuk ndalet me kaq. Në mandatin e ardhshëm, do të vazhdojmë me punë dhe projekte të reja, duke e bërë këtë fshat edhe më funksional dhe më të zhvilluar për të gjithë banorët e tij.
Bashkë me ekipin tonë, mbetemi të përkushtuar për të ndërtuar Gjilanin që duam.