Kryetari i Gjilanit dhe kandidati për një mandat të ri, Alban Hyseni, u shpreh se takimet me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbeten gjithmonë të veçanta, sepse aty ndjehet fryma e sakrificës dhe krenarisë kombëtare.
Ai, së bashku me zv.ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Sylën dhe kandidatin për Asamble, Kushtrim Zeqirin, vlerësuan lart rolin e veteranëve që me guxim shkruan faqet më të lavdishme të historisë së re.
Statusi i plotë:
Takimet me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së gjithmonë janë të veçanta, sepse aty ndihet fryma e sakrificës dhe e krenarisë sonë kombëtare.
Bashkë me zv.ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Sylën dhe kandidatin e listës tonë fituese për Asamble, Kushtrim Zeqirin, patëm nderin të takojmë veteranë të luftës, ata që me guxim shkruan faqet më të lavdishme të historisë sonë të re.
Është detyrë dhe përgjegjësi e gjeneratës sonë që amanetin e tyre ta ruajmë, duke ndërtuar vend më të fortë e më të drejtë për qytetarët tanë.