Alban Hyseni, kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe kandidat për një mandat të ri, zhvilloi dje një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Kokaj.
Gjatë takimit, ai theksoi angazhimin e tij për zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe përmirësimin e jetës së komunitetit, duke përmbyllur projektin e rrugës 3,260 metra që lidh Kokajn me Preshevën dhe fshatrat përreth.
Ky investim strategjik është një tjetër hap drejt forcimit të lidhjeve rajonale dhe rritjes së mirëqenies për banorët e Kokajt.
Statusi i plotë:
Diten e djeshme e mbyllëm me një takim shumë të ngrohtë me banorët e fshatit Kokaj. 🤝
Kokaj, një fshat që për vite të tëra ishte lënë në harresë, sot po merr vëmendjen dhe zhvillimin që meriton. Po përfundojmë rrugën me gjatësi 3,260 metra dhe investim prej 569,000 eurosh, një projekt i madh që jo vetëm u shërben banorëve të Kokajt, por edhe forcon lidhjen tonë me Preshevën dhe fshatrat shqiptare përtej kufirit.
#BASHKËpërGjilanin