Në përfaqësim të Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶 𝗶 𝗮𝗻𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲, 𝗣𝗿𝗼𝗳. 𝗗𝗿. 𝗕𝘂𝗿𝗵𝗮𝗻 𝗥𝗲𝘅𝗵𝗲𝗽𝗶, zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, 𝘇. 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻 𝗛𝘆𝘀𝗲𝗻𝗶, lidhur me bashkëpunimin për aftësimin dhe certifikimin profesional të zyrtarëve komunalë.
Në qendër të diskutimit ishte programi “𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿 𝗶 𝗖𝗲𝗿𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗠𝗲𝗻𝗮𝘅𝗵𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗙𝗶𝗻𝗮𝗻𝗰𝗮𝘃𝗲 𝗣𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲”, i cili synon zhvillimin e njohurive dhe aftësive praktike për planifikimin, ekzekutimin, kontrollin, raportimin dhe auditimin e financave publike.
𝗣𝗮𝘀 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗿𝗮𝗷𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 dhe përmbushjes së kërkesave të programit, zyrtarët komunalë do të certifikohen nga IKAF-i me certifikatën “Zyrtar i Certifikuar në Menaxhimin e Financave Publike”.
Ky bashkëpunim synon ngritjen e kapaciteteve profesionale të administratës komunale, përmirësimin e raportimit financiar dhe administrimin e përgjegjshëm të parasë publike.
𝗣𝗿𝗼𝗳𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗶𝘇𝗺𝗶, 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗲𝗻𝗰𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗹𝗹𝗼𝗴𝗮𝗿𝗶𝗱𝗵𝗲̈𝗻𝗶𝗮 mbeten në qendër të kësaj nisme, në shërbim të qytetarëve të Komunës së Gjilanit.










