Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëherit kandidat edhe për një mandat, Alban Hyseni, është takuar me arkitektët, inxhinierët dhe gjeodetët e qytetit në kuadër të shënimit të Ditës së Arkitektëve.
Në këtë takim, Hyseni ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në zhvillimin urban, infrastrukturor dhe estetik të Gjilanit, duke theksuar se përmes bashkëpunimit po ndërtohet një qytet modern, me plan dhe standarde.
Statusi i plotë:
Dje pata kënaqësinë të takohem me arkitektët, inxhinierët dhe gjeodetët e qytetit tonë, profesionistë të përkushtuar që me punën, vizionin dhe kreativitetin e tyre po e ndërtojnë pamjen e bukur të Gjilanit.
Në Ditën e Arkitektëve, që shënohet të hënën e parë të muajit tetor, shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e tyre në zhvillimin urban, infrastrukturor dhe estetik të Gjilanit.
Bashkë po ndërtojmë një Gjilan të ri, me plan, me standarde dhe me respekt për natyrën e historinë e tij.
#BASHKËpërGjilanin