Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili synon një mandat të ri, vazhdoi takimet me banorët e Pogragjës dhe Bilinicës, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe kandidatët për asamble, Arton Fetahu dhe Krenare Latifi-Kqiku, për të diskutuar për rrugën e fitores dhe projektet e ardhshme për komunën.
Statusi i plotë:
Takimet i vazhduam me banorët e Pogragjës dhe Bilinicës, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe kandidatët tanë për asamble, Arton Fetahu dhe Krenare Latifi-Kqiku.
Banorët si në çdo tubim e takim na pritën me përkrahje të madhe për rrugën tonë të fitores.
Bashkë diskutuam për mandatin e ri dhe për projektet e mëdha për komunën tonë.
#BASHKËpërGjilanin