Sot pranova me nder të veçantë Mirënjohje nga Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndihem i privilegjuar për këtë mirënjohje, që është dëshmi e besimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy institucioneve tona.📄
Bashkëpunimin me ushtrinë tonë do të vazhdojmë ta kemi gjithmonë në nivelin më të lartë.🤝🏻

