Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se ish-kryetari i kësaj komune nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, më aktiv është tani me akuza karshi tij, sesa me punë sa ishte në krye të kësaj komune.
Hyseni në Politiko ka përsëritur qëndrimet e tij, se derisa do të udhëheq me Gjilanin do të dështojnë të gjitha tentativat për të ndikuar në punësime politike apo familjare, shkruan Gazeta10.
‘Tentativa për të ndikuar në komisionet e arsimit për punësim politik e familjar, kanë dështuar e do të dështojnë sa unë të jem kryetar komune. Kjo vlenë për secilin pa përjashtim. E kemi një ish-kryetar që ka qeverisur për 8 vite, dhe i ka pasur edhe dy mandate më herë. Dhe, në vitin e parë të qeverisjes së kryetarit të ri, është më aktiv sesa ka qenë më herët. Nuk ka nejtë kaq shumë në Gjilan, sesa kur ka qenë kryetar komune”, tha Hyseni në Politiko./Gazeta10