Kryetari i Gjilanit dhe kandidati për një mandat të ri nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, ka takuar sonte banorët e fshatrave Haxhaj, Demiraj dhe Selishtë në Karadak, të cilët konfirmuan mbështetjen e tyre të fuqishme për Lëvizjen Vetëvendosje.
Në takim u diskutua për investimet e realizuara gjatë katër viteve të fundit dhe projektet që planifikohen në mandatin e ardhshëm.
Statusi i plotë:
Tre fshatra të Karadakut, sonte konfirmuan se qëndrojnë fuqishëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE.
Bashkë me banorët e fshatrave Haxhaj, Demiraj e Selishtë diskutuam për investimet që kemi bërë në këto fshatra, e për projektet e mandatit të ri.
Terrenet sportive, parqet, trotuaret e rrugët me ndriçim publik janë dëshmia më e fortë e punës që kemi bërë për 4 vite, e të përkushtimit edhe për mandatin e ri.
Vvazhdojmë BASHKË për Gjilanin!
#BASHKËpërGjilanin