Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e LVV-së, Alban Hyseni, i cili garon në balotazhin e 9 nëntorit, ka zhvilluar një takim miqësor në një odë në Gjilan, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati.
Hyseni u prit ngrohtë nga qytetarët, ndërsa në bisedë u fol për punën, angazhimin dhe rrugën që është ndjekur në shërbim të komunitetit. Ai tha se Gjilani është në rrugë të mbarë dhe me shumë potencial për t’u zhvilluar.
Statusi i plotë:
Bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati, u pritëm ngrohtë në një odë në Gjilan.
Ishte një takim miqësor dhe me biseda për punën, për angazhimin dhe për rrugën që kemi ndjekur në shërbim të qytetarëve tanë.
Gjilani është në rrugë të mbarë dhe me shumë potencial për t’u zhvilluar.









