KF Studenti shënon sot 50-vjetorin e themelimit – një moment i rëndësishëm për sportin e qytetit tonë dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në ndërtimin e kësaj tradite të çmuar.
Me këtë rast, kryetari Alban Hyseni ka uruar klubin për rrugëtimin e lavdishëm, duke theksuar se KF Studenti nuk është vetëm pjesë e së kaluarës sonë, por edhe një pjesë e rëndësishme e së tashmes dhe së ardhmes.
“KF Studenti është më shumë se një klub – është simbol i përkushtimit, disiplinës dhe frymës së bashkimit. Me projekte konkrete si stadiumi ndihmës që është në ndërtim e sipër, ne po investojmë në të ardhmen e sportit dhe të rinisë sonë. Urime 50-vjetorin, dhe suksese të mëtejshme në çdo ndeshje që luani për qytetin,” – u shpreh Hyseni.