Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar klubin futbollistik Drita për kualifikimin historik në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, pas fitores ndaj skuadrës Differdange FC nga Luksemburgu.
Në reagimin e tij, Hyseni e ka cilësuar këtë sukses si një moment të veçantë për qytetin e Gjilanit dhe një arritje madhore për futbollin kosovar.
“Drita ka shkruar histori jo vetëm për Gjilanin, por për gjithë sportin kosovar. Ky sukses i jashtëzakonshëm është rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe punës së palodhur të klubit, stafit dhe lojtarëve. Urime të përzemërta për këtë moment historik që na bëri të gjithëve krenarë,” ka deklaruar Hyseni.