Kandidati për kryetar të Gjilanit dhe njëherit kryetari aktual, Alban Hyseni, ka vizituar bizneset e qytetit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për sipërmarrësit lokalë.
Hyseni vizitoi ndërmarrjen Monte Roll, e cila eksporton rreth 30% të prodhimit të saj në Bashkimin Evropian, dhe nënvizoi se rritja e bizneseve ekzistuese sjell më shumë vende pune dhe zhvillim për Gjilanin.
Statusi i plotë:
Monte Roll, kompania e drejtuar nga z. Astrit Zuzaku, është shembulli më i mirë se si një biznes nga Gjilani mund t’i arrijë tregjet e Bashkimit Evropian – duke eksportuar rreth 30% të prodhimit të roletave.
Përveç mbështetjes për bizneset e reja dhe gratë sipërmarrëse, në programin tonë qeverisës kemi paraparë edhe mbështetje konkrete për bizneset ekzistuese. Rritja e tyre sjell më shumë vende pune dhe më tepër zhvillim.
BASHKË për Gjilanin!
#BASHKËpërGjilanin