Kryetari i Gjilanit dhe njëherit kandidat për një mandat të dytë, Alban Hyseni ka zhvilluar një takim me biznesin gjilanas “Bujana Sweets”, të udhëhequr nga familja Shabani, e cila me punë dhe vizion ka arritur të zgjerohet përtej kufijve të Kosovës, duke hapur pikën e parë edhe në Gjermani.
Statusi i plotë:
Në vazhdën e takimeve me bizneset e qytetit tonë, vizitën e radhës e bëmë te Bujana Sweets, ku na priti pronari dhe miku ynë, Laurant Shabani, njëherësh edhe kandidat për Asamblenë Komunale.
Familja Shabani është shembull i vërtetë i punës dhe suksesit – me përkushtim dhe vizion kanë ngritur një kompani që tashmë e ka kaluar kufirin e Kosovës, duke hapur pikën e parë edhe në Gjermani.
Ky është modeli i biznesit të suksesshëm që na bën krenarë, sepse tregon se me punë të ndershme dhe përkushtim mund të arrijmë shumë, jo vetëm për Gjilanin, por edhe për vendin tonë jashtë kufijve.
#BASHKËpërGjilanin