Sot pasdite vizitova djelmoshat e klubit tonë, FC Drita, të cilët në mesjavë arritën një rezultat shumë të mirë në kuadër të Ligës së Konferencës, duke na bërë krenarë të gjithëve si qytet.
Ekipit dhe stafit teknik iu uroj shumë suksese në ndeshjet e radhës — me besimin se Drita do të vazhdojë ta përfaqësojë me dinjitet Gjilanin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare.