Bashkë me zëvendësministren Daulina Osmani, zëvendësministren Liza Gashi dhe kandidatët tanë për asamble komunale, vizituam klubin “Commando” në Gjilan, të pronarit Gramoz Klaiqi që tashmë është shndërruar në një vendtakim ku dhjetëra të rinj sfidojnë veten, ushtrojnë dhe ndërtojnë disiplinë.
Klubi “Commando” tashmë është bërë një senzacion në qytet dhe jo vetëm, duke frymëzuar të rinjtë të investojnë në sport dhe një stil jetese të shëndetshme.
Do të vazhdojmë të jemi pranë rinisë dhe sportit në Gjilan duke mbështetur bizneset, klubet dhe të gjithë ata që kontribojnë në këto fusha!
#BASHKËpërGjilanin