Në vizitën që e bëmë në kompaninë “Euro Metal”, bashkë me kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët për asamble Afërditë Maloku, Besnik Shala, Laurant Shabani e Ganimet Sabedini, u mirëpritëm nga pronari e punëtorët e kompanisë dhe u njoftuam me problemet e tyre.
Ne prezantuam alternativën tonë e cila i’u ofron kushte të favorshme për zhvillimin e veprimtarisë së tyre.
Gjithashtu pjesë e planprogramit tonë është praktika e studentëve nga shkollat profesionale, kjo përveç profesionalizimit të tyre gjithashtu do t’iu shërbej edhe bizneseve lokale që të kenë më shumë profesionistë në lëmitë përkatëse.