Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar sot një vizitë në kompaninë ndërtimore “Ceni Company”, ku është takuar me përfaqësuesit e saj.
Gjatë takimit u diskutua rreth projekteve që janë duke u realizuar në qytet, sfidave me të cilat përballen bizneset ndërtimore, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin me institucionet lokale.
Hyseni theksoi se Gjilani ka një potencial të madh zhvillimor dhe se përmes partneritetit me bizneset dhe njerëzit e punës e vullnetit, qyteti do të vazhdojë të ecë përpara në shërbim të të gjithë qytetarëve.