Kryetari i Gjilanit dhe kandidati për mandatin e dytë, Alban Hyseni, vijoi takimet me mërgatën kosovare në Bern, në qendrën e Lëvizjes tonë në Zvicër.
Gjatë këtyre takimeve, bashkatdhetarët shprehën mbështetjen e tyre dhe diskutuan për vizionin e qartë të zhvillimit të Gjilanit. Bisedat e hapura, idetë konstruktive dhe energjia pozitive që lind nga këto takime ofrojnë motivim dhe forcë për të vazhduar rrugën drejt ndryshimit dhe përmirësimit të qytetit.
“Faleminderit mërgatë për përkrahjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm,” tha Hyseni.
Takimet me diasporën mbeten një pjesë kyçe e strategjisë për angazhimin qytetar dhe zhvillimin e Gjilanit.