Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka qëndruar sot në Mitrovicën e Jugut ku ka takuar mikun dhe bashkë-kryetarin e GUXO-s, Faton Pecin.
Hyseni ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë dhe ka uruar Pecin për rezultatin e jashtëzakonshëm në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të cilin e cilësoi si dëshmi të qartë të besimit që qytetarët e Mitrovicës kanë ndaj tij.
“Sot me kënaqësi të madhe vizitova mikun tim Faton Pecin. Si bashkë-kryetar i GUXO-s, ai ka arritur ta konsolidojë partinë me përgjegjësi e vizion. Si ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti, ka lënë pas rezultate të prekshme në mbështetje të bujqve në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Hyseni.
Ai shprehu bindjen se më 9 nëntor Mitrovica do ta vulos fitoren e Faton Pecit në ballotazh, për të vazhduar punët dhe projektet e mëdha bashkë edhe në nivel lokal.