Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili po synon të vazhdojë shërbimin e tij edhe për një mandat të ri, ka vizituar kompaninë RC Cola në Gjilan, duke vlerësuar nga afër profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit.
Hyseni theksoi se kjo histori suksesi tregon fuqinë e punës dhe vizionin, dhe riafirmoi angazhimin e tij për të mbështetur bizneset lokale, duke krijuar mundësi për zhvillim dhe hapje të vendeve të reja të punës.
Statusi i plotë:
Vizitat i vazhduam te kompania RC Cola në Gjilan, një histori suksesi që tregon fuqinë e punës dhe vizionin.
Nga afër pashë profesionalizmin dhe përkushtimin e tërë stafit, që me punën e tyre po e shndërrojnë këtë brend të njohur ndërkombëtarisht në një krenari për Gjilanin.
Do të vazhdojmë t’i mbështesim bizneset, pasi është e qartë se kur bizneset kanë përkrahje të duhur, mund të zhvillohen më shumë dhe të krijojnë mundësi për hapje të vendeve të reja të punës.
#BASHKËpërGjilanin