Pas një serie takimesh me bizneset e qytetit, Alban Hyseni vizitoi sot zjarrfikësit e Gjilanit së bashku me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Gjatë vizitës, ata biseduan për projektet e realizuara gjatë mandatit, duke përfshirë pajisjet e reja, sistemin e ngrohjes dhe komunikimit, si dhe investime të tjera që kanë përmirësuar dukshëm kushtet e punës për ekipin e zjarrfikësve.
Statusi i plotë:
Pas shumë takimeve në bizneset e qytetit, sot së bashku me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim takuam ekipin e zjarrfikësve të Gjilanit. 🚒
Bashkë biseduam për projektet e realizuara gjatë mandatit tonë: nga shkallët hidraulike, veturat e reja, sistemi i ngrohjes e deri te sistemi i avancuar i komunikimit, si dhe investime të tjera që kanë përmirësuar dukshëm kushtet e punës.
Diskutuam edhe për sfidat e mbetura dhe për finalizimin e aneksit të ri të objektit, që do të mundësojë kushte edhe më të mira për ekipin tonë të zjarrfikësve.