Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar takimet me bizneset lokale, duke theksuar rëndësinë e tyre në zhvillimin ekonomik të komunës.
Hyseni u shpreh se ndërmarrësit gjilanas janë shembull i suksesit që vjen nga puna, përkushtimi dhe vizioni, duke shërbyer si frymëzim për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendlindje.
Statusi i plotë:
Në kuadër të takimeve me bizneset lokale, u ndalem edhe te Duo Market, një histori e suksesshme e ndërmarrësisë në komunën tonë.
Me pronarët Selajdin Salihu dhe Fidan Isufi, ky biznes i nisur si një nismë familjare sot ka arritur të zgjerohet në pesë markete brenda komunës sonë – një shembull i qartë i suksesit që vjen nga puna, përkushtimi dhe vizioni.
Bizneset e tilla janë pjesë e rëndësishme e zhvillimit lokal dhe një motivim për çdo të ri që synon të ndërtojë të ardhmen e vet në Gjilan.
#BASHKËpërGjilanin